Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani meritat për këtë marrëveshje ia ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, shkruan Osmani.
I want to thank @USAmbKosovo Jeff Hovenier and the U.S. Government for their active engagement in reaching today’s deal in Brussels. Their support for the dialog process b/w Kosovo & Serbia is indispensable. 🇽🇰 is grateful.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 23, 2022
Kujtojmë se presidentja Osmani ka qenë e ashpër me Përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell duke akuzuar atë për njëanshmëri.