Punimet në rrugën e Rinasit, të cilat prej disa kohësh kanë devijuar trafikun do të përfundojnë ditën e dielë. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ditën e sotme ARRSH me anë të një njoftimi ka treguar se punimet për rehabilitimin e segmentit rrugor ‘Universiteti Epoka-Rinas’ priten të mbarojnë me 30 janar por kjo gjë varet dhe në varësi të motit sipas ARRSH-së.
NJOFTIMI:
Vazhdon me ritme të shpejta puna për rehabilitimin e segmentit rrugor “Universiteti Epoka-Rinas”.Sipas grafikut të ecurisë, punimet e Fazës së Dytë priten të mbarojnë ditën e diel, kjo edhe në varësi të kushteve të motit .Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.
/Priza.al/