ARRSH njofton bllokimin e rrugës drejt Rinasit, ja nga duhet të kalojnë shoferët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës nga Universititeti Epoka drejt aeroportit të Rinasit. Shkak janë punimet që po kryhen në këtë segment rrugor. Në njoftimin e dhënë Autoriteti njofton se shoferët duhet të lëvizin në rrugën tjetër që të çon drejt aeroportit.

Njoftimi i plotë

Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur

• Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroprtit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *