Nga dita e sotme deri më 12 Mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës.
ARRSH njofton se: “Do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut: Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës”.
ARRSH ka marrë masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.