Arsenal 3 gola në Londër, Roma “rrihet” në shtëpi, mbyllen ndeshjet e Europa League

Europa League ka zhvilluar ndeshjet e treta në grupe, me rezultatet që kanë qenë surprizuese. Roma ka humbur 1-2 në shtëpi me Betis, me spanjollët që kanë tre fitore për të mbajtur vendin e parë në grup. Arsenal ia ka dalë të fitojë 3-0 me Bodo/Glimt, duke marrë tri pikë jetike në garën për kreun e grupit.

Në grupin C, Roma është befasuar në fund nga Betis, pasi goli i Henrique në të 88 minutë ka bërë që vendasit e Mourinho të përmbyseshin. Në të 34 minutë ishte Dybala që kaloi Romën në avantazh, me Rodriguez që barazoi në pjesën e parë. Në fund karton i kuq edhe për Zaniolo. Kjo humbje lëkund pozitat e Romës, që ndodhet në vendin e tretë me tri pikë në grupin C.

Ndërkohë Arsenal iu fal golave të Nketiah, Holding dhe Vieira, për t’u pozicionuar në vendin e parë në grupin A me gjashtë pikë. Kujtojmë se Topçnjtë dhe Zurich kanë një ndeshje më pak në këtë grup. Në ndeshjet e tjera, Rennes ka fituar me Dinamo Kiev, ndërsa Olympiacos ka humbur 0-3 në Pire me Qarabag.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *