Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi iu gjetën një thikë dhe armë zjarri.
Sipas mediave greke, punonjësit e Policisë së Veprimit të Menjëhershëm gjatë kontrollit të ushtruar kanë gjetur fillimisht një thikë. Më pas gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura në bagazh 2 armë zjarri Kallashnikov. Po ashtu raportohet se në një vend të improvizuar enkas pas kasetofonit të mjetit u gjetën dy krehëra me fishekë.
Më pas dy personat janë dërguar në Komisariatin e Policisë Çaidar. Ndërkohë, hetimet paraprake po vijojnë për të zbuluar se çfarë po përgatisnin dy shqiptarët. Nuk përjashtohet mundësia që armët të ishin të destinuara edhe për një krim të rrezikshëm.
Bëhet me dije se dy shqiptarët ishin liruar së fundi nga burgu pasi më parë ishin dënuar për vepra të rënda penale.