Skuadra e Arsenalit i ka dhënë fund ‘shpresave’ të Romës se Granit Xhaka do të zbarkonte në kryeqytetin italian.
Marrëveshje e re dhe pagë më të lartë deri në 2025 është oferta e fundit nga Arsenal për shqiptarin e natyralizuar si zvicerian. Mediat e huaja shkruajnë se paga që ofron Arsenal është më e lartë se ajo e Romës, 12 milion euro + 3 të tjera shtesë e cila u refuzua.
Një nga dëshirat e Mourinho për këtë merkato ishte afrimi i Xhakës në Romë, por duket se Arsenal nuk do të bëjë gabimet e të shkuarës kur shiste lojtarët kryesorë dhe i zëvendësonte me adoleshentë ose të rinj.
/Priza.al/