Pas skandalit të lirimit të Erik Fullanit pasi u kap me armë në makinë në ish Bllok, qëndron oligarku pranë pushtetit Artan Dulaku, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike, duke iu lëpirë natë e ditë Edi Ramës me televizionin e tij periferik Vizion Plus.
Artan Dulaku ka mbuluar me një kompani të tij security pajisjen me pistoletë tip “Glock” të Erik Fullanit, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani si dhe e ish anëtares së Gjykatës së Lartë Arjana Fullani, çift me lidhje të forta klienteliste me Ilir Metën, Sali Berishën, pushtetin gjyqësor dhe oligarkinë.
Themi mbuluar pasi Prapaskena mëson se Erik Fullani, në përpjekjet e tij për t’u bërë i fortë, është pajisur me armë nga kompania Safe Security Albania, gjoja si punonjës i kësaj kompanie.
Kush mund ta besojë se Erik Fullani do të përfundonte duke punuar si roje me rrogë 400 USD në muaj, kur ai fshin ballin me 500 euroshe?!
Kemi të bëjmë thjeshtë me një marifet kriminal për të pajisur me armë personazhe që lundrojnë në para korrupsioni dhe duan të bëhen të fortë.
Pas kompanisë Safe Security Albania qëndron Artan Dulaku. Safe Security Albania (J72207013A) është në pronësi të kompanisë CONCORD INVESTMENT (K81602049K) me bashkëpronar Tan Dulakun.
Ky rast tregon edhe një herë kapjen e shtetit nga karteli i oligarkëve dhe korrupsionit tē Tiranës.
Edhe pse formalisht, Fullani mund t’i ketë bërë letrat si roje pranë kompanisë së Dulakut, leja nuk përfshin shëtitjen me armë nëpër Tiranë.
Por, si policia, ashtu edhe prokuroria janë kapur nga karteli i lartpërmendur, duke treguar pafuqi për të hetuar dhe zbatuar ligjin njëlloi për të gjithë.
Po kë do të ruante Erik Fullani?
Po a është një rast i izoluar i pajisjes së Erik Fullanit me armë, apo Artan Dulaku mbulon me armatim grupe kriminale që t’i shpëtojnë veprimit të ligjit?/Prapaskena