Grabitja e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e saj Rozeta Dobi ka sjellë në vëmendje edhe histori të tjera, ku funksionarë të lartë kanë rënë pre e grabitjeve.
Por ajo që e bën interesantë grabitjen e fundit është fakti që përveç 120 mijë eurot që janë të deklaruara që i përkasin Klosit, në shtëpinë e pastrueses janë gjetur edhe 400 mijë euro të tjera, që nuk dihet kujt i përkasin.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vjedhje të ngjashme kanë ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shumë të mëdha parash.
Sipas tij, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.
“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha.