Gazetari investigativ Artan Hoxha është ndalur te çështja “e nxehtë” McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë.
Hoxha ka bërë me dije se gjatë hetimeve për ish-zyrtarin e lartë nuk ka hetime për kryeministrin e vendit Edi Rama. Gazetari theksoi se pavarësisht kësaj duhet të kishte një hetim nga autoritetet vendase për përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë në lidhje me këtë, ndërsa shtoi se deri tani lidhjet e McGonigal me Shqipërinë janë vetem takimet me Ramën dhe pretendimi se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti Agron Neza.
“Autoritetet amerikane kanë hetuar një krim federal ndaj shtetasve dhe vendit të tyre, gjatë hetimit nuk kanë hetuar për Ramën, por në dosjen që i ka shkuar jurisë ka ekstraktin e asaj që ka dalë nga hetimi. Nuk e dimë saktësisht se çfarë lidhjesh kanë hetimet dhe të dhënat me Shqipërinë. Për përfshirjen e zyrtarëve shqiptarë duhet të kemi një hetim, dhe duhet të kishte filluar. Mund të dalë që ata ndoshta nuk kanë përgjegjësi, por kjo duhet hetuar. Deri tani jemi në fazën kur ish-zyrtari i lartë i FBI-së ka takuar kryeministrin disa herë, ka bashkëpunuar me mikun e vet Agron Neza, prej të cilit pretendohet se ka marrë 225 mijë dollarë dhe ka bashkëpunuar me Dorian Duçkën, ish-këshilltarin e Ramës dhe ish-zëvendës ministër”, tha Hoxha
Sakaq, ai tregoi një tjetër episod në lidhje me McGonigal, i cili ka takuar një biznesmen dhe politikan shqiptar në shoqërinë e një prokurori amerikan dhe ish-agjentit të SHIK, Agron Neza që luante rolin e përkthyesit dhe kanë zhvilluar një intervistë në Vienë të Austrisë, ku ende nuk dihet arsyeja e këtij takimi. Sipas tij materiali i kësaj intervsite mund të ketë përmbajtje shumë sensitive, gjë që sipas tij duhet të ketë po ashtu vëmendje.
“Në 2017 McGonigal dhe një prokuror nga departamenti i drejtësisë kanë intervistuar një politikan dhe biznesmen që e kishte takuar në Shqipëri. Në këtë intervistë që është dhënë në Austri, përkthyesin e ka bërë Agron Neza. Asnjë dokument thuhet në dosje që ka favorizuar hetimet nuk iu dorëzua FBI-së nga McGonigal. Një prokuror merr deklarimet e një politikani shqiptar, përkthyes është Neza. Në material thuhet që nuk është vënë në dijeni FBI se për çfarë ka ndodhur intervista. Çfarë vlere ka ky material? Mund të ketë përmbajtje shumë sensitive, përderisa një prokuror amerikan shkon për një intervistë jashtë territorit. Ka një vlerë shumë më të rëndësishme se po t’i jepej një agjenti të FBI-së’, deklaroi ai.
I ftuar në News 24, gazetari theksoi se çështja është ende në zhvillim dhe është e rëndësishme të hetohet fakti se ku janë marrë këto para.
“Pjesa tjetër ka të bëjë se në datën 22 nëntor në Shqipëri BIRN ka publikuar një material që akuzohej për influencë për para që vinin nga Rusia dhe rastin e PD-së. Në 25 nëntor ky material i është vënë në dispozicion në datën 25, McGonigal kishte marrë informacion nga Dorian Duçka në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me të filloi një hetim dhe solli rezultat që doli se këto para erdhën nga burime të panjohura. Fakti është se indicia është se baza doli ng Shqipëria. Rama nuk është në asnjë hetim, çështja është ende në zhvillim, nuk ka dalë ende në gjykim. Kemi faktin se ish-zyrtari nuk hetohet për korrupsion akoma, kjo do ishte prova e pakundërshtueshme. Ajo që është në dosje thotë se paratë janë dhënë në SHBA, se ku janë marrë nga Neza duhet hetuar. Ne në vend duhet të kishim një hetim nga autoritetet vendase”, u shpreh Hoxha.