Arti në zi! Humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare aktorja e njohur

Aktorja e njohur Jossara Jinaro ka ndëruar jetë këtë të shtunë në moshën 48 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga bashkëshorti i saj, duke pohuar se aktorja vdiq pas një beteje me kancerin.

“Jossara luftoi me guxim kancerin dhe u kthye në shtëpi për t’u rrethuar nga familja. Jossara ishte një grua, nënë, artiste dhe mike e mrekullueshme. Ajo kishte shpirtin më të bukur, më të sjellshëm dhe nuk pranonte jo për një përgjigje. Edhe në momentet e saj të fundit, ajo ishte ende duke luftuar. Tani prehet në paqe dhe do të mbahet mend përgjithmonë”, tha Matt Bogardo.

Kujtojmë se aktorja është e njohur për rolin e saj në telenovelën ‘Passions’ me rolin e saj si Rae dhe si Reina në ‘East Los High’.

Ajo u shfaq gjithashtu në Judging Amy dhe Animal Kingdom.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *