Ndërron jetë Maxi Jazz, muzikanti britanik, i njohur si vokalisti kryesor i grupit “Faithless”. Ishte pikërisht grupi i cili njoftoi vdekjen e artistit në një postim në Facebook.
Këngëtari emri i plotë i të cilit ishte Maxwell Fraser ishte 65 vjeç. Ai ndërroi jetë i qetë në gjumë të premten mbrëma, sipas postimit të “Faithless” në Twitter.
“Me zemër të thyer njoftojmë që Maxi Jazz vdiq mbrëmë. Ai ishte një njeri që ndryshoi jetën tonë në shumë mënyra. Ai i dha kuptimin dhe mesazhin e duhur muzikës sonë”, shkruan grupi.
Jazz ishte një tifoz i përjetshëm i klubit britanik të futbollit Crystal Palace dhe madje u bë drejtori i asociuar i ekipit në vitin 2012, sipas një deklarate nga klubi.
Jazz formoi “Faithless” me shokët e grupit Jamie Catto, Rollo dhe Sister Bliss në vitin 1995. Grupi u bë i njohur për këngët ikonike si himni i kërcimit të viteve ’90 “Insomnia” dhe “God is a DJ”.
Jazz themeloi Namu Records në vitin 1992 për të lançuar muzikën e grupit në formën e tre EP-ve dhe grupi bëri turne si një akt mbështetës për artistë të ndryshëm.
Në vitin 1996, Maxi Jazz dhe Soul Food Cafe incizuan dhe publikuan albumin ‘Original Groovejuice vol.1’ me Revco Records në Deptford, Londra e Jugut. Pas shpërbërjes së grupit, Jazz punoi në të gjithë Evropën dhe mori kohë për të punuar me Jah Wobble në albumin ‘Invaders of the Heart’, e ndjekur nga shfaqje live me Wobble Collective.