Artikulli i gazetës austriake, shokon Monika Kryemadhi: Të rinë rehat! Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadhi, ka pohuar se akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna, referuar artikullit të medias austriake “Kronen Zeitung”.

Kjo e fundit i ka përmenduar asaj ndërhyrjet estitike dhe operacionet plastike që mund t’i ketë bërë me para nga burime të dyshimta.

Kryemadhi tha se ende nuk ka bërë asnjë operacion plastik, kjo sepse ende është shumë e re dhe bukurinë që ka, e ka genetike.

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tërheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë.

Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është gjenetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një proces që nuk e fsheh dot”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *