Përveçse një ndër këngëtaret më të mira, Leonora Jakupi është vlerësuar si një ndër gratë më joshëse të estradës.
Së fundmi, ajo është vlerësuar nga diaspora për kontributin e saj në muzikë me një certifikatë mirënjohje.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Nder i mërgatës shqiptare” iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës. Ka krijuar individualitetin e saj duke pasuruar fondin muzikor kombëtar. Si një artiste e kompletuar që është dhe simbol i hijeshisë dhe bukurisë dardane”, thuhet në certifikatë.
/Priza.al/