Ju mund të mendoni se vendosja e emrit të fëmijëve tuaj përgjithmonë në lëkurën tuaj është një ide e mirë por një artiste e tatuazheve u ka kërkuar prindërve të heqin dorë nga ky trend.
Tatuazhistja ka shpjeguar së fundmi se nuk duhet që ta shkruani emrin e fëmijës suaj në lëkurë dhe arsyen pse nuk mund ta bëni këtë, gjë e cila mund t’ju habisë. Sabrina Rogers-Anderson, nga Kanadaja, ka fituar jetesën e saj nga vizatimi i tatuazheve të ëndrrave të njerëzve të ndryshëm dhe ajo ka dëgjuar çdo kërkesë që mund t’ju shkojë nëpër mend. Ajo tha se shkrimi i emrit të të dashurit apo të dashurës është një ide e keqe, por shkrimi i emrit të fëmijëve tuaj nuk është gjithashtu diçka e mençur, edhe pse jo për të njëjtën arsye.
Sabrina tha se ndërsa zemra juaj mund të thotë se kjo ihte diçka e lezetshme për t’u bërë, fëmijët tuaj më shumë se gjasa do të mendojnë se është e turpshme të shohin emrin e tyre në shpinën tuaj teksa ata rriten.
Ajo shprehet se: Ka një shans të mirë që fëmijët tuaj të pendohen për vendimin tuaj kur duhet të ecin në plazh me ju dhe njerëzit të shohin shkrimin gjigant të emrit të tyre mbi shpinën tuaj. Bizneset e heqjes së tatuazheve me lazer dhe mbulimit të tatuazheve të emrave po lulëzojnë për një arsye.
Sabrina vazhdoi të shpjegojë se sa popullor është trendi duke përmendur disa nga të famshmit që kanë ndjekur atë rrugë, duke përfshirë Drew Barrymore. Ylli i “Charlie’s Angels” ka bërë tatuazh në kyçin e dorës emrat e vajzave të saj, Olive dhe Frankie. David Beckham gjithashtu ka emrat e fëmijëve dhe emrin e gruas së tij, Victoria. Rikujtojmë se, plagët mund të përkthehen si përvoja jetësore dhe disa njerëz janë shumë krenarë për to. Megjithatë, njerëzit e tjerë do të preferonin të mos i kishin ato dhe madje të veshin rroba që u lejojnë t’i mbulojnë. Përballë kësaj situate, artistja Raquel Gauthier ka përdorur të gjithë talentin e saj për t’i kthyer ato shenja në lëkurë në dizajne artistike të krijuara me dorë me bojë. Nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, Raquel ndan me botën historitë prekëse.