Disa artistë shqiptarë kanë dalë në mbrojtje të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, pasi ai u arrestua në Lezhë për akuzat e dhunës ndaj Muhamet Isenit, një personazh i njohur i TikTok-ut nga Kosova.
Artistë si Elgit Doda dhe Xhensila Myrtezaj, Yll Limani kanë nisur një peticion për lirimin e Noizy-t, duke kritikuar drejtësinë për standarde të dyfishta dhe shprehur solidaritetin e tyre për kolegun e tyre në këtë moment të vështirë.
“Sot jam #MeNoizyn për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj pinës dhe vlerave që mbart arti. Jam #MeNoizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard”, shkruan këngëtari Elgit Doda.
“Drejtësia do të triumfojë. Shihemi së shpejti vëllaçko jem, Noizy”, ka shkruar Yll Limani në një fotografi të përbashkët të postuar në InstaStory.