Artisti i mirënjohur Sokol Marsi është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës, Bajaram Begaj.
“Me mirënjohje për kontributin artistik dhe vlerat e çmuara si kompozitor, producent muzikor dhe tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës së lehtë, popullore dhe për fëmijë. Në vlerësim të përkushtimit si artist dhe një nga autorët më të spikatur në skenën artistike, si brenda dhe jashtë vendit” – shprehet presidenti Begaj.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj u shpreh se Sokol Marsi, është një prej emrave të shqiptarëve që i shërbejnë skenës artistike e kulturore të vendit e që lartësojnë emrin e Shqipërisë kudo në botë. Në përmbyllje të fjalës së tij Begaj i uroi arsitit suksese në karrierën e tij profesionale dhe si Drejtor Artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.