Një këngëtare serbe me emrin Maya Berovic, kopjon një këngë shqiptare. Bëhet fjalë për këngën e Xhensila Myrtezajt “Ale Ale”.
Ditën e djeshme, këngëtarja serbe Maya Berović ka publikuar projektin e saj të ri, i cili përveç vijës melodike ka të njëjtë me këngën e Xhensilës edhe titullin. Po “Ale Ale” titullohet edhe kënga e re e Maya-s.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që një artist me origjinë serbe kopjon një projekt shqiptar. Më herët edhe youtube-ri serb emri i të cilit është Bogdan Ilic, i cili shumë i njohur në rrjetet e tij sociale, kopjoi “Heart attack-un” e Noizy-t dhe Loredanës.
Ai lancoi një “diss track” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic. Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjta me atë të “Heart attack” të reperëve shqiptarë.
Mirëpo më vonë u morën masa ndaj Bogdan Ilic, duke ia fshirë këngën nga Youtube. Do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Maya Berovic? Kjo mbetet për tu parë.