Shqipëri nuk priti as ditën e sotme banorët e rij që priten prej ditësh të mbërrijnë nga Afganistani. Mësohet se avioni me refugjatët afganë nuk ka mundur dot të niset as sot nga aeroporti “Hamit Karzai” i Kabulit.
Për shkak të kaosit të madh që ka përfshirë kryeqytetin e vendint, Kabulin dhe konkretisht aeroportin, talibanët kanë bërë që aeroplanët e mbërritur të nisen sërish bosh.
Pushtuesit talibanë kanë bllokuar rrugët që të çojnë drejt aeroportit dhe avionët e paktë që janë ngritur në fluturim, kanë qenë me amerikanë dhe janë nisur drejt SHBA-ve.
Pavarësisht situatës dhe pengesave, Shqipëria ka gjithçka të përgatitur për pritjen e afganëve. Çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri në Rinas, të cilat do të jenë dhe ndalesa e parë e afganëve.
Më pas është planifikuar që emigrantët të dërgohen në Tiranë, Durrës, Lezhë, Cërrik por dhe në qytetin e Beratit, vend ku nisën sot përgatitjet.
Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga një ditë më parë e rriti sot shifrën e atyre q do të vijnë nga 1 mijë në 3 mijë rrefugjatë afganë.
Por duket se as kjo nuk është shifra e saktë, të paktën sipas një burimi jo zyrtar…
Sipërmarrësi i njohur në Itali me origjinë afgane, Hamed Ahmadi, themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia, pasi priti motrën e tij në aeroportin “Fiumicino” dhe kërkoi mbështetjen e gjithë botës për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij, solli shembullin e Shqipërisë, duke theksuar se, është një vend me 2 milionë banorë dhe do të presë 20 mijë refugjatë afganë.
“Ne do të punojmë shumë sepse e kemi për detyrë të ndihmojmë të tjerët. Apeli që i bëj bashkësisë ndërkombëtare është që kjo luftë të ndalet.
Ne zgjasim dorën, të gjejmë zgjidhjen, e gjithë bota të kujdeset për vendin tim. Në tre ditët e fundit, kam marrë mijëra telefonata.
E di që nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë, por duhet të përpiqemi. Shqipëria, një vend me 2 milionë banorë do të presë 20 mijë persona. Le të mendojmë se çfarë mund të bëhet për njerëzit e mi”,- deklaroi ai për mediat italiane raporton “Corriere Del Veneto”.
Më pas Hamed Ahmadi, foli për evakuimin e motrës së tij nga Afganistani, Zahra 32 vjeçe, aktiviste e të drejtave të njeriut, që tani ndodhet në Itali duke shpëtuar nga kthetrat e afganëve.
“Mos u shqetëso motër, eja këtu dhe ne do të japim përsëri shpresë. Me një sy jam duke qeshur dhe i lumtur, me një sy jam duke qarë dhe i trishtuar sepse Zahra është vetëm një dhe si ajo nëse flasim vetëm për gratë ka 16 milionë atje, nëse flasim për fëmijë dhe burra ka edhe më shumë.
Aty ka dëshpërim total. Kjo ditë që duhet të jetë për mua dita më e mirë e jetës sime është sikur të ndahej në gjysmë, sikur gjysma ime të kërcente dhe gjysma ime të mbante zi. Kjo është ndjenja ime”,- tha ai.
Sa emigrantë afganë do të vijnë vërtetë në Shqipëri?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zbuloi sot për median italiane se, në vend do të mbërrijnë 3 mijë afganë.
Kjo shifër është më e lartë se ajo që tha ditën e djeshme për mediat spanjolle, ku deklaroi se, “do të vijnë 1 mijë të tillë”. Por tashmë kjo shofër është shumëfishuar.
Gjithsesi në vendin tonë, ende nuk ka mbërritur asnjë afgan, të paktën zyrtarisht. Konviktet janë gati, çadrat në Rinas gjithashtu, por avionët ende nuk janë nisur.
https://corrieredelveneto.corriere.it/venezia-mestre/cronaca/21_agosto_19/zahra-italia-atterrato-rona-volo-militare-che-l-ha-salvata-talebani-39b9da10-00e8-11ec-94f2-e0432c13a3ec.shtml
/Burimi: Corriere Del Veneto/Përshtati: Priza.al/