As Cavani dhe Insigne nuk shkëlqyen në start si gjeorgjiani, Napoli duket se ka gjetur yllin e ri

Napoli duket se ka gjetur një yll të ri në merkato, me gjeorgJianin Khvicha Kvaratskhelia që ka shkëlqyer në paraqitjet e tij të para me fanellën e italianëve.

21-vjeçari shënoi një dopietë në ndeshjen e djeshme përball MonzA-s të cilët napoletanët e fituan me rezultatin 4-0. Ky ishte goli i tretë në dy ndeshjet e para për gjeorgjianin, i cili rezultoi edhe një herë deçiziv për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren dhe për të vendosur një rekord të veçantë.

Në 10 vitet e fundit askush te Napoli nuk ka bërë më mirë se ai në dy ndeshjet e para, me Kvaratskhelia që lë pas emra të tjerë të mëdhenj si Edinson Cavani apo ish-kapiteni Lorenzo Insigne.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *