Trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix, është kthyer në ngjarjen më të bujshme në Shqipëri, pas telenovelës që ka shpërthyer në Big Brother Vip.
Ditën e djeshme, Bora Zemani, reagoi për herë të parë, duke kërkuar që njerëzit të qetësohen dhe të mos e sulmojnë Donaldin për zgjedhjen që ka bërë, pra për të vijuar një lidhje me Beatrix Ramosaj.
‘Drama’ në këtë show televiziv, duke se ka nisur të ‘trazojë’ edhe politikanët në Shqipëri.
Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-zëvendëskryeministri ka postuar në rrjetet sociale reagimin e parë të moderatores Zemani pas puthjeve të shkëmbyera mes Veshajt e Ramosajt brenda BBV.
“O shyqyr, shyqyr, flini gjumë tani se u meruat, keni 48 orë pa gjumë,”- shkruan Braçe krah postimit.
Ç’ka ndodhur në Big Brother VIP?
Kur ishte puthur me Bora Zemanin dhe kur i kishte dërguar asaj një varëse si dhuratë për 3-vjetorin e lidhjes së tyre, Donald Veshaj u takua me konkurenten e re, këngëtaren Beatrix Ramosaj. Pas disa ditësh flirtime me shikime dhe prekje, ndodhi dhe puthja e parë mes çiftit duke sjellë dhe një ‘lumë’ kritikash e sulmesh ndaj tyre. Të dy treguan se ajo që nisi nuk e prisnin dhe nuk ishte e planifikuar, por personi i vetëm që mori mbështetjen e publikut ishte Bora Zemani. Kjo e fundit reagoi për herë të parë një natë më parë duke iu lutur ndjekësve që të mos e sulmonin Donald Veshajn.
/Priza.al/