As feja e tij nuk arriti ta mbronte! Tallej me procesin e vaksinimit, 34-vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një burrë në Kaliforni i cili ishte tallur me vaksinat COVID-19 në rrjetet sociale, ka vdekur pas një beteje disa mujore me virusin.

Stephen Harmon, një anëtar i kishës Hillsong, ka qenë një zë kundërshtar i vaksinave, duke bërë një seri të shakave rreth asaj se ato nuk duhet të merren.

Kam 99 probleme por vaksina nuk është një prej tyre”, kishte shkruar 34-vjeçari në Twitter në muajin qershor, aty ku ndiqet nga 7,000 ndjekës.

Ai po trajtohej për pneumoni dhe COVID-19 në një spital jashtë Los Anxhelosit, ku edhe vdiq të mërkurën.

Gjatë qëndrimit në spital, Harmon vazhdimisht ishte munduar të luftojë për jetën e tij, duke shpërndarë fotografi të tij nga krevati i spitalit.

Ju lutem të luteni për mua, ata duan të më intubojnë dhe të më vendosin ventilatorin”, kishte shkruar në Twitter, derisa në ditën e vdekjes edhe kishte vendosur të intubohej.

Pavarësisht gjendjes së tij të rënduar shëndetësore si pasojë e koronavirusit, ai ende vazhdonte të thoshte se refuzon të vaksinohet, duke deklaruar se feja e tij do ta mbronte.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *