Aktori amerikan Macaulay Culkin, është bërë baba për herë të parë. Personazhi i famshëm i filmit po aq të famshëm ‘I vetëm në shtëpi”, sot 40-vjeç, është bërë baba i një djali nga e dashura Brenda Song.
Emri i zgjedhur për vogëlushin është Dakota dhe është një nderim për motrën e aktorit, që u nda nga jeta në vitin 2008, pas një aksidenti tragjik, në moshën 29- vjeçare.
Fëmija lindi në 5 prill në orën 13:10 në Los Angeles. Brenda dhe Macaulay janë njohur së bashku në vitin 2017, por e kanë mbajtur lidhjen e tyre larg reflektorëve të bliceve.
Çifti as nuk kishte njoftuar që ishte në pritje të një bebeje. Culkin më parë në një intervistë, kishte thënë vetëm që me Song, lidhja ishte serioze dhe po mendonte të ndërtonte një familje.
Një përfaqësues për çiftin tha se Song, e njohur kryesisht për rolin si “London Tipton”, në serialin “The Suite Life Of Zack & Cody”, lindi më 5 prill.
“Culkin, 40 vjeç dhe Song, 33 vjeç dhe djali i tyre i porsalindur, janë të gjithë mirë dhe shumë të lumtur. Mecaulay po e përjeton shumë këtë moment që disa kohë më parë as vetë nuk do ta besonte”,- deklaroi përfaqësuesja e Culkin, Michelle Bega, për mediat.
/Priza.al/