Asambleja e PS-së, Rama: Këtë herë Kongresi do të ketë surpriza

 

Ashtu sic ishte njoftuar më parë, pasditen e sotme Partia Socialiste ka mbledhur Asemblenë Kombëtare. Në mbledhjen e cila po mbahet online po flitet për atë pritet të ndodhë në Kongresin e 9 prillit.

Në fjalëën e tij kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, tha se ndryshe nga kongreset e tjera këtë herë do të jetë i hapur, ku nuk do të marrin pjesë vetëm deputetë dhe anëtarë te PS, por edhe qytetarë dhe grupe të interesit.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Pas pak ditësh do të mblidhemi në Kongresin e PS dhe nuk ne pamë të udhës që të angazhonim 2 herë brenda pak ditësh të gjithë ju për të bërë lëvizje.

Sigurisht që ky format besoj është shumë i favorshëm ku secili të jap kontributin e tyre nëse kanë diçka konkrete lidhur me Kongresin. Ndërkohë që Kongresi këtë herë do të jetë kreijt ndryshe nga herët e tjera, pasi do të jetë një Kongres në pjesën e tij të parë i hapur për grupet e interesit, për aktorë dhe faktorë shoqërorë, në një numër panelesh të shtrira jashtë sallës Kongreseve, qoftë në pjesën para saj, qoftë në Bulevard te Sheshi nënë Tereza apo sheshi Italia.

Të diksutojmë disa tema të cilat i kemi identifikuar si tema të dorës parë, duke nisur nga trma e politikës së jashtme, Shqipëria-Rajoni dhe natyrisht marrëdhëniet tona me Europën. Te tema e energjisë që sot ka një rëndësi edhe më të veçant5ë në mjedisin e vete, tek tema e shëndetit dhe mirëqenies shoqërore dhe tek tema e rinisë dhe inovacionit.

Janë këto panele që do të moderohen nga anëtarë të Kryesisë sëbashku me anëtarë të kabinetit por ku janë të ftuar të marrënin pjesë edhe të ftuar të tjerë sipas fushave. Pastaj do kalojmë në sesionin tjetër ku veç fjalës time do të ketë fokus në disa drejtime, së pari Këshillimi Kombëtar, rezultate që do të publikohen nesër”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *