Asdreni ‘hyn’ në portofol/ Serisë së parave shqiptare u shtohen këtë javë edhe dy kartëmonedha të reja  

Të gjithë ata që kanë para të kursyera apo i mbajnë ato në kash, tani do të kenë mundësinë që të zvogëlojnë volumin por jo vlerën e tyre. Madje tani nëpër portofola do të dëshironi që të mbani sa më shumë “Asdrena”.

Nga kjo javë që vjen në Shqipëri do të nisë hedhja në treg e kartëmonedhës 10.000 lekëshe, e cila do të mbajë portretin e Asdrenit (Aleksandër Stavre Drenovës) ose drenovarit të famshëm që na dhuroi Himnin e Flamurit.

Kartmonedhe 10,000 lekëshe e edituar nga une : albania

Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në orën 11:00 më 15 qershor, do të bëhet prezantimi i dy prerjeve të reja të kartëmonedhave përkatësisht 1000 Lekë dhe 10,000 Lekë.

Risi në këtë prezantim do të jetë prerja e kartëmonedhës 10,000, pasi më parë në Shqipëri në serinë e parave shqiptare nuk ka pasur një kartëmonedhë të një vlere monetare të tillë.

Në verë hidhet në treg 10 mijë lekëshi, kartmonedha e re me elementë të shtuar të sigurisë | Gazeta Dita

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,- njofton Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë që gjatë vitit 2021 pritet të hidhet në përdorim edhe prerja e re e kartëmonedhës 2000 lekëshe, ndërkohë që në vitin 2022, do të dalë në treg prerja e kartëmonedhës 500 lekëshe.

Në vitin 2019 dolën në treg prerjet e reja e kartëmonedhave 200 dhe 5000 lekë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *