Një shtetas 68-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Dropull. Viktima me inicialet A.K. jetonte i vetëm. Ai dyshohet se humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë. që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.