894 bimë kanabis janë asgjesuar nëpërmjet djegies në Kukës, në kuadër të finalizimit të fazës së tretë të operacionit anti-drogë “Bjeshkët e Nemuna”.
Bimët e kanabisit u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.
Në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijonë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve.