Policia e Shtetit ka bërë kontrolle në qarkun e Lezhës, Elbasanit dhe Shkodrës dhe ka asgjësuar 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Policia ka arrestuar tre persona 35-vjeçarin me iniciale M.Gj., 32-vjeçari me iniciale P.Gj., dhe 44-vjeçari me iniciale F.B.
Ndërsa janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre kryetarët e fshatrave Gëziq dhe Vinjol.
Në qarkun e Lezhës u proceduan 2 inspektorë pyjesh të zonave dhe në Elbasan kryetari i fshatit Bodin.
Ndërkohë strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë dhe Elbasan, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.