“Asi nën mëngë” i Ramës për të fituar mandatin e radhës

Rama është shprehur i bindur se do ta fitojë edhe një mandat tjetër jo se janë më të mirë por më të mirë se ata nuk ka. Duke lënë të nënkuptohet se përball ka një opozitë të copëtuar e cila vuan të tregojë sa më shumë dinjitet por përsëri e çal, në këto momente të vështira nga gjithë vitet e demokracisë.

Dhe i vetmi që përfitoj në përçarjen Berisha-Basha ishte Edi Rama ku thirrjet Rama ik i lanë vendin Basha dhe Berisha ik, dhe më në fund Basha iku bashkë me humbjet e tij kolosale dhe pas la një PD të vështirë për tu ngjitur.

Por përveç kësaj la pas një fitore të sigurt për kundërshtarin Rama. Ky motiv i sigurisë, sado i vogël u ndje gjatë Kongresit të PS, gati në konotacionin ‘ne do ta fitojmë mandatin e radhës dhe kjo punë ka marr fund’.

Sa herë zgjedhjet kanë qenë afër krye socialisti ka ardhur me një planë konkret për tu hedhur hi syve qytetarëve.

Asi nën mëngë është në disa akse që Shqipëria nuk i kishte parë më parë në këtë formë ai mban larg konsumimin që politika i bën çdo partie apo qeverie. Është e vështirë që Rama të hap krahun dhe të pasoj pushtetin e ëmbël.

Por le të hyjmë në planin që Rama po shpalos për mandatin e radhës duke nisur me legalizimin e kanabisit mjekësor dhe amnistin fiskale, kësaj here fokusi është ekonomia.
Lëvizje fatale për çdo kundërshtar dhe tashmë jo duke i luftuar fenomenet por duke i legalizuar. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *