Kreu i Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se buxheti është dyfishuar në 8 vite. Sipas tij, kjo është falë mirëmenaxhimit të qeverisë. Balla tha se këtë nuk e ka bërë asnjë vend tjetër sikurse Shqipëria.
Ndërsa iu drejtua kreut të PD-së, Balla tha se buxhetin mund ta krahasojë me Serbinë apo Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij tashmë është fakt se pavarësisht se në kushte të vështira si pandemia apo tërmeti, nesër në parim do të votohet një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë.
“Buxheti është një përllogaritja që bëhet me mirë administrimin e të ardhurave nga qeveria. Nesër votojmë në parim një buxhet prej 6, 37 miliardë dollarë , pra është fakt që kjo qeveri edhe në kushte të vështira të pandemisë apo tërmetit ka mirë administruar të ardhurat. Unë ju sfidova, gjeni një vend tjetër që në 8 vite të ketë dyfishuar buxhetin e vet sikurse e ka bërë Shqipëria. Doni të marrim Serbinë, meqë zoti Basha e ka qejf, ta marrim. Apo Maqedoninë e Veriut, kë të doni ju! Kjo është për zotin Basha, le të vijë ti përgjigjet”, tha Balla.
/Priza.al/