Kristjan Asllani ka luajtur ndeshjet e fundit me Interin titullarë, duke bërë paraqitje relativisht të mirë.
Për paraqitjen e mesfushorit shqiptarë mediat italiane kanë dhënë edhe vlerësimet e tyre, ndërsa janë shprehur se kartoni i verdhë që mori ndaj Sassuoloës i “prishi” paksa punë.
“TuttoMercatoWeb” – Nota: 5 – “Rishihet sërish titullar pas një paraqitje të mirë në ndeshjen ndaj Romës. Kartoni i verdhë i kushton shumë. Nuk gjen pozicionin dhe ritmin për t’u diktuar kohën shokëve të skuadrës.”
“CalcioMercato” – Nota: 5,5 – “Nuk është shumë prezent, nuk arrin ta bëjë Interin të ecë me ritmin e duhur. Në fund të pjesës së parë, edhe për shkak se është ndëshkuar me karton të verdhë, Inzaghi e lë në dhomat e zhveshjes.”
“EuroSport Italia” – Nota: 5,5 – “Ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndaloi një aksion premtues në kundërsulm të Ceides. Në pushimin e pjesës së parë, Inzaghi e lë në dhomat e zhveshjes për të mos mbetur me 10 lojtarë në fushë. Në rolin e regjisë shkon Calhanollu, njësoj si në sfidën ndaj Barcelonës.”
“Goal.com Italia” – Nota: 5 – “Ndeshja e dytë radhazi për shqiptarin si titullar në kampionat dhe rimerr vendin në regjinë e mesfushës sepse në Champions me Barcelonën ndodhej në pankinë. I thithur nga mesfusha e Sassuolos, në fraksionin e parë ai nuk ishte në gjendje të merrte kontrollin e lojës dhe të drejtonte ekipin”.