Në seancën e posaçme parlamentare të kësaj të hëne, ku është parashikuar të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Republikës, nuk do të ketë asnjë kandidaturë.
Kjopasi asnjë prej palëve politike, maxhoranca apo opozita nuk kanë sjellë një emër konkret, në dyet e Kuvendit. Kjo sjell që negociatat për gjetjen e kompromisit politik të ngelen në “vend numëro”,pasi nuk ka ende një emër të pranuar për palët.
Pavarësisht se në seancën e së hënës pasdite nuk do të ketë asnjë kandidaturë, Kuvendi është i detyruar të respektojë procedurat. Kështu, mëngjesin e së hënës, në orën 9 do të mblidhet Komisioni parlamentar i Ligjeve për të konstatuar mungesën e një kandidaturë dhe për të hartuar raportin përkatës, i cili do t’i kalojë seancës së posaçme plenare.