Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një dalje në media ditën e sotme ku ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë së re, ku thumboi kryeministrin Edi Rama.
Basha tha se sot është formalizuar PPP Rama-Doshi-Rakipi, ndersa e cilesoi qeverinë e re një fatkeqesi kombëtare.
“77 votat e sotme janë formalizimi i PPP Rama-Doshi-Rakipi, bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe të dosjes 339 të Shijakut, bashkë me Rrahman Rrahjën, janë fatkeqësia për çdo shqiptar. Fatkeqësia kombëtare. Qëllmi i kësaj PPP, pakice përkatësisht, është që të mbajnë pushtetin nën koston e familjeve shqiptare. Qëllimi ynë është që të bëjmë gjithçka që t’u kthejmë shqiptarëve demokracinë, parlamentin dhe qeverisjen e lirë.’
Basha tha se aleanca dhe partneriteti i subjektit që ai drejton dhe Amerikës, do të mbetet i pacënueshëm.
“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por dua të jem fare i qartë, aleanca dhe partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye ne së bashku me të gjithë shqiptarët që me zi po presim ndryshimin, do të bëjmë gjithçka për ta realizuar aspiratën e tyre për ndryshim. Nuk ka kthim pas!,”
/Priza.al/