Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’ se ditën e nesërme do të zhvillohet foltorja e radhës në qytetin e Lushnjes.
Berisha ka bërë me dije se takimi do të mbahet nesër me datën 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ të Bashkisë së Lushnjes, ku ka ftuar demokratët që të bëhen pjesë.
Postimi në Facebook:
Nesër, ditën e premte me datën 5 nëntor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës ‘Vaçe Zela’ të Bashkisë së Lushnjes do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Lushnjes të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!
/Priza.al/