Kryeministri Edi Rama ndodhet në një Drovan të Korçës, ku po mban një bashkëbisedim me fermerët.
Rama tha se bujqësia e vendit nuk ka marrë tatëpjetë, përkundrazi tokat tashmë punohen më tepër. Sakaq këshilloi fermerët që mos të lenë as një metër tokë pa punuar, pasi këta të fundit punojnë për vete por japin dhe shembull.
Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira.
“Korça mund të bëhet kampione, Dibra po ashtu. Mos lini asnjë kokërr e frut që të ikë dëm. Deri dje tokat liheshin pa punuar por sot nuk ndodh. Nuk mund ta lësh tokën pa punuar vetëm se e ke pronë. Ndryshe do taksoheni. Të shfrytëzojmë çdo metër tokë, si qenka që bujqësia ka marrë tatëpjetën. Kemi sjellë ujë në parcelë, nuk kishte pika grumbullimi. Jemi shumë krenarë për ju sepse ekonomia jonë nuk është gjë tjetër, veç përpjekja juaj për vendin tuaj. Jepni një shembull kuptimplotë. Punoni për vete dhe jo për llogari të të tjerëve”, tha ai.