Asnjë prej deputetëve të grupimit të Gaz Bardhit, nuk merr pjesë në Kuvendin e Berishës!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gazment Bardhi dhe deputetët e grupit të tij, kanë bojkutuar Kuvendin e Rithemelimit të Sali Berishës.

Asnjë prej deputetëve të grupimit të Bardhit, nuk ka shkuar në Kuvendin e thirrur për votëbesimin e Sali Berishës, në krye të një partie që nuk ka as emër, as vulë dhe as logo. Kjo ka qenë edhe një nga çështjet më të diskutuara. Berisha ua ka komunikuar me dyer të mbyllura edhe kryetarëve të degëve dhe Kryesisë një ditë më parë, që deputetët e Bardhit nuk do të marrin pjesë në Kuvend.

Sipas Berishës nuk duhet të ketë qejfmbetje me ta dhe kjo nuk do të ndryshojë asgjë në qasjen e Rithemelimit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *