Asnjë rezultat të ri/ Përfundon takimi në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviç

Ka përfunduar në Bruksel takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Mediat kosovare raportojnë se, nga diskutimet e takimit të sotëm zyrtar nuk është arritur asnjë rezultat konkret.

Bislimi ka deklaruar se në agjendë kanë qenë disa tema që lidhen kryesisht me dokumentet që Lajçak ka sjellë në Kosovë dhe Serbi. Sipas Bislimit këto dokumente lidheshin kryesisht me temën e të zhdukurve në luftë.

Zëvendëskryeministri tha se në takimin e sotëm është diskutuar edhe për temën e Asociacionit. Ai tha se koha nuk ka qenë e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e sjella nga Lajçaku gjatë vizitës së fundit në Prishtinë.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *