Asnjë zgjidhje për problemet e tyre, naftëtarët e Ballshit sërish protestë: Na kanë mbaruar edhe fjalët…

Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit kanë protestuar sërish përpara uzinës për të kërkuar shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Njëri prej naftëtarëve deklaroi se Shqipëria ndryshe nga shumë vende të botës po shpopullohet, kurse vendet e tjera marrin njerëz. Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kërkojnë shlyerjen e 13 pagave të prapambetura dhe rinisjen e punës së rafinerisë.

“Nuk ka më fjalë për të folur: rrogat e prapambetura dhe vazhdimi i punës. Këto llafe po bien në veshë të shurdhët. Nga kryeministri ska reagim. Këta kanë 15%  të rafinerisë. Për kombin sduan t’ia dijnë ,as për të ardhurat që sjell kjo rafineri. Këtu mbyllen uzinat që të ikin njerëzit. Në kushtet mizerabël, pa të ardhura, rritja mimesh, pandemi, është realiteti, mbase se kemi mirë. Po diskriminohemi”, tha naftëtari për mediat.

Një tjetër naftëtar ngriti shqetësimin se nëse rafineria e naftës së Ballshit do të mbyllet, nuk do të ketë më Mallakastër, pasi do shpopullohet nga varfëria.

“Të vijnë të na sqarojnë, do shkrihet, do punojë, të marrim atë që na takon sipas ligjit. Banka e ka marrë pjesën e saj. E mori e lëshoi me qara, mori paratë që humbi. Pa marrë pagat e prapambeutra nuk ndahemi. Duhet ta mendojë qeveria, se nuk do të ketë më Mallakastër, sdo mbtet njeri më në Ballsh”, u shpreh ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *