Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme për Asociacionin e Komunave Serbe.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström Vuçiç është shprehur se sot shënohet 10 vjetori i marrëveshjes në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij Serbia do të përmbushë detyrimet që ka konfirmuar, por nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe agjencitë dhe institucionet e specializuara të OKB-së.
“Sot bëhen 10 vjet nga miratimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ju formoni një ZSO me fuqi thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, edhe pas Marrëveshjes së Brukselit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Por nuk ka asnjë lojë për këtë. Ju duhet ta përmbushni atë dhe vetëm kur ta përmbushni, atëherë ne do të përmbushim pjesën tonë. Ndoshta në shenjë vullneti të mirë do të bëjmë diçka në mënyrë të njëanshme, por kjo nuk ka të bëjë me detyrimin tuaj, të cilin duhet ta përmbushni plotësisht. Sepse është një obligim që ekziston që nga 19 prilli 2013” – tha Vuçiç.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në Serbi nuk ka budallenj, dhe se ato presin që në Kosovë të përmbushin detyrimet e caktuara nga marrëveshja në 2013, dhe më pas ato do kryejnë detyrimet e tyre.