Astrologia e njohur bën deklaratën e papritur: Martesa e çiftit të BBV, e rreme

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, astrologia Meri Shehu ka folur për martesën mes Kiarës dhe Luizit, e cila u shpreh se ky celebrim është i rremë.

Ajo argumentoi se për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa. Kiara është Bricjap, u martua. Por ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

Moderatori e pyet: “Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?”

“Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme”,- u përgjigj astrologia.

“Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?”,– vijon Meri.

Bashkëprezantuesja: “Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur”.

Meri Shehu: “Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashuri! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *