Astrologia Meri Shehu ditën e sotme bëri edhe një parashikim për të gjitha shenjat e horoskopit për muajin korrik, ajo gjithashtu ka një këshillë për kryeministrin e vendit, Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kur u pyet në lidhje me marrëdhënies e Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Meri tha:
“U sa bukur që më dole në temë. Kemi një Gaforre dhe një Dash. Kurti është Dash, tipik luftarak. Një njeri që mbron atë të drejtën e vet, mund t’i bie edhe murit me kokë. Ka bërë mirë që nuk e ka konfirmuar takimin me Ramën. Për herë të parë jam pro Kurtit. Sepse kur Kurti e priti bashkëpunimin dhe Rama e anuloi, tani pse shkon, për qokë? Mua më pëlqen shumë politika.
Rama është Gaforre dhe Gaforret janë të ndjeshme, e nuk e di se pse humbin për faza emocionale dhe harrojnë ndonjëherë të qenit i drejtpërdrejtë ose të mbrosh atë që ti beson. Nuk ka burrë në botë, nuk ka superfuqi në botë që ty të t’a mposhti.
Zoti Rama duhet të bëhet pak më dinjetoz, në aspektin e shenjave. Ndoshta nuk është udhëheqës lufte, nuk është zgjedhur për luftë sepse ka ardhur me pretendime të tjera, por në momente lufte nuk duhet të themi ‘jo’. Jo se ne jemi gati për luftë, por të mbrojmë dinjitetin. Duket se kemi humbur dinjitetet tona. Por Dashi e mbron”, tha Meri Shehu.