Tre austronautë kinezë Liu Boming, Tang Hongbo dhe Nie Haisheng kanë bërë histori. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tre austronautët kinezë kanë zhvilluar ecjen e tyre të parë në Hapësirë, duke treguar edhe njëherë ambiciet e Pekinit për botën jashtëtokësore.
Liu Boming dhe Tang Hongbo dolën mëngjesin e djeshëm nga kabina e tyre dhe u zhvendosën në pjesën e jashtmë të saj.
I fundit doli Nie Haisheng. Ata pozuan dhe për kamerat në mënyrë që kjo arritje të mbetet e një kujtim i paharrueshëm në arkivat e austronautëve.
Tre austronautë kinezë u larguan drejt hapësirës në qershor, duke u ankoruar në stacionin Tiangong. Ata do të qëndrojnë tre muaj në total, në misionin më të gjatë të ekuipazhit të Kinës.
/Priza.al/