Atalanta pa gjysmën e titullarëve ndalon vrullin e Interit kryesues. Zikaltrit barazojnë në transfertë pas tetë fitoreve radhazi.
Tani distanca me Milanin ndjekës është vetëm dy pikë dhe ‘Djalli’ ka mundësinë që të kalojë skuadrën e Inzagit në renditje, nëse fiton kundër Specias sot në 18:30.
Ndeshja 0-0 e përfunduar në Bergamo ishte mjaft e ekuilibruar, por dhuroi mjaft emocione, sidomos në pjesën e dytë. Protagonistë absolutë të ndeshjes ishin portieri Muso i Atalantës dhe Handanoviç i zikaltërve. Në fushë që nga minuta e parë edhe mbrojtësi kquezi Berat Gjimshiti.
Pas 39 takimesh radhazi, Interi e mbyll një ndeshje pa realizuar gol. Ndërsa Atalanta nuk i ka shënuar Interit në gjashtë nga 10 takimet e fundit në kampionat.
/Priza.al/