‘Atdheu shenjohet në ADN-në tonë’, Grida Duma zbulon detyrën dhe misionin e çdo shqiptari

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka uruar pavarësinë e Shqipërisë duke dhënë dhe një mesazh për atë që përcakton misionin dhe detyrën e shqiptarëve.

Ajo shkruan se atdheu shenjohet në ADN-në tonë dhe na përcakton “çfarë” e “kush” jemi. Ndër të tjera, Grida thotë se çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni i të gjithëve.

MESAZHI I PLOTË
Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Atdhetarë të ndritur, mendimtarë shqiptarë, shqiptarët jashtë e brenda vendit; janë ndarë në shumëçka por janë bashkuar për shqiptarizmën!
Sot duhet festuar dhe duhet kuptuar!
Atë që na lanë e na trashëguan më të ndriturit e kombit, që sakrifikuan jetën për ta drejtuar anijen e historisë së Shqipërisë me velën drejt perëndimit, lanë amanetin ta prosperojmë më tej.
Të gjithë kemi një detyrë ndaj atdheut, të vegjël a të mëdhenj, atdheu shenjohet në ADN-në tonë.
Na përcakton “çfarë” e “kush” jemi.
Pavarësia e vendit ishte nisja, mbërritja është liria e mendësisë së shqiptarit.
Ka vargonj pushtuesish; ka vargonj nevojash!
Shqiptarët sot varen ende nga vargonjtë e varfërisë.
Pavarësimi i çdo shqiptari nga varfëria, edhe shqiptarit në periferinë më të largët, është detyra jonë!
Çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni.

  • foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *