Dy banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Andi Artani dhe Atdhe Xharavina nuk flasin me njëri-tjetri. Raporti i tyre i ftohtë është kthyer së fundmi në temën e diskutimit si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Mesa duket kjo krisje e miqësisë mes tyre vjen shkaku i një femre, përkatësisht Sara Malajt, e cila ka qenë ish-e dashura e atdheut, me të cilin Andi është takuar një ditë pas ndarjes.
I pyetur nga fansat, konkurrenti nga Gjakova ka dhënë versionin e tij të historisë.
“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”, ka deklaruar Atdheu.
Kjo erdhi si pasojë e faktit që banorëve të “Big Brother VIP Kosova” iu janë transmetuar në ekran disa pyetje që fansat nga jashtë i kanë parashtruar për ta, të cilave më pas ata iu janë përgjigjur.