Më herët, Atdheu njoftoi se kishte marrë vendimin për t’u larguar përfundimisht nga “Për’puthen”, ndonëse Bora bëri të ditur se ai është pezulluar për një kohë të gjatë nga emisioni.
Ndonëse nuk është më pjesë e emisionit, ai vijon të ironizojë Antonelën. Një ditë më parë ajo tha në emision se distancohet nga marrëdhënia me Mevlanin, dhe se ja lë rrugën të lirë Ledjanës.
Më pas Antonela mes lotësh tha se e do aq shumë Mevlanin, sa po e lë lirë që të vazhdojë jetën me njeriun që ai ndjen më për zemër. Në lidhje me gjithë këtë situatë, Atdheu ka hedhur ironinë e radhës.
“1.Unë e marr gjithmonë atë që du.
2.Puth atë që ‘nuk e don’.
3. Atë që e du, po e lej vetëm se e du t’lumtur”.