Atentat administratorit të shkollës ‘Wilson’/ Po lëvizte me makinë te Liqeni i Thatë, autori u largua në këmbë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar te nënkalimi i Liqenit të Thatë tek  rruga kur shkon për tek pedonalia e liqeni. Një person i paidentifikuar ka hapur zjarr me armë ndaj një makinë tip ‘Benz’ ku udhëtonte i vetëm administratori  i shkollës private ‘Wilson’, Lulëzim Masha 63 vjeç. Por fatmirësisht asnjë prej plumbave se kapi.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

foto galeri

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.01.2022, te nënkalimi te Liqeni i Thatë, nga një person ende i paidentifikuar, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin L. M., 63 vjeç. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke sekuestruar çdo provë të mundshme materiale që do të shërbejë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *