Atentat i rëndë/ Breshëri plumbash ndaj helikopterit të Presidentit kolumbian

Disa persona ende të paidentifikuar hapën zjarr ndaj helikopterit që po transportonte Presidentin kolumbian. Për shkak të kësaj, mjeti kishte vrima të mëdha të plumbave që e kishin goditur në shumë vende. Për fat të mirë, piloti bëri një ulje të sigurt dhe shpëtoi jetën e të gjithë pasagjerëve. Presidenti kolumbian Ivan Duque tha helikopteri me të cilën po udhëtonte ai bashkë me disa ministra të qeverisë së tij, u qëllua në jug të Catatumbo, në kufi me Venezuelën

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  të premten, më 25.6.2021. “Është e qartë është se ky është një sulm frikacak ku vrimat e plumbave mund të shihen në avionin presidencial”, deklaroi vetë presidenti Duque. Një zëdhënës i presidencës tha se askush nuk u lëndua në incident.

Kjo është një ngjarje e rrallë kur një helikopter presidencial sulmohet në mënyrë të drejtpërdrejt. Përveç Presidentit, në helikopter ishin Ministri i Mbrojtjes i vendit Diego Molano, Ministri i Brendshëm Daniel Palacios dhe guvernatori i shtetit Norte de Santander Silvano Serrano. Ata kishin marrë pjesë në një ceremoni të quajtur Paqe – Kapitulli i Qëndrueshëm i Catatumbos.  Personelit të sigurisë u janë dhënë udhëzime të qarta për të gjetur personat përgjegjës.

Rajoni i Catatumbo, në kufirin mes Kolumbisë me Venezuelën është prodhuesi kryesor i kokainës. Aty veprojnë forcat gueriliase të Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar të majtë (ELN), që refuzojnë një marrëveshje paqeje me qeverinë,  së bashku me grupe të armatosura kriminale të përfshira në trafik droge. Këtë muaj një makinë bombë shpërtheu në një bazë ushtarake në Cucuta, duke plagosur trupat kolumbiane dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë. Pas dhunës së zgjatur dhe luftimeve të brendshme, karteli kolumbian i drogës kontrollohet nga qeveria. Amerika e ka mbështetur shumë Kolumbinë në këtë luftë.

/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *