Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me ‘atentatin’ e planifikuar ndaj ish-kryetarit, Lulzim Basha në vitin 2017.
I ftuar në ‘Euronews, Këlliçi tha se nuk ka pasur një atentat ndaj Bashës, ku theksoi se ky është një inskenim.
“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabulë për të mbushur portalet”, tha ai.
Kujtojmë se lajmi për atentatin e Lulzim Bashës doli si pasojë e hakërrimit të dokumentit të Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj ish-kryetarit të PD.