Atentat në Lushnje/ Ka marrë 2 plumba në bark, i plagosuri dërgohet në Tiranë, rrezikon jetën (Emri)

Mbasditën e kësaj të mërkure, vetëm disa minuta më parë është regjistruar një atentat në Lushnjë.

Burime për median bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Kujtim Mema, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

44 vjeçari është  nisur drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë 2 plumba në bark.

Dyshohet, se 44 vjeçari ka qenë kalimtar i çastit pranë zonës “Stacioni i Trenit”.

Sakaq, mësohet i plagosuri, në profesion ka qenë shofer kamioni.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *